Sërish tensione në Këshillin Bashkiak të Elbasanit/ Këshilltarët e opozitës kundërshtojnë shtrenjtimin e ujit

Fillon me tensione mbledhja e këshillit bashkiak të Elbasanit e cila u ndërpre të Hënën pas  incidenteve të ndodhura në sallë.

Disa qytetarë të mbështetur nga grupi i këshilltareve të opozitës edhe sot po protestojnë në hyrje të sallës ku po mbahet mbledhja për tu anuluar vendimin për rritjen e tarifës së ujit të pijshëm.

Kreu i grupit të këshilltarëve të opozitës Blendi Himçi deklaroi bojkot pa afat të mbledhjeve të këshillit bashkiak Elbasan.