Grabitja e naftës para 1990-s/ Dalin dosjet me gjyqet fiktive ndaj inxhinierëve dhe gjeologëve. 1974-a, rekord prodhimi, por u vodh nga qeveritarët komunistë
34 vite pas rrëzimit të diktaturës zbulohen dosjet e gjyqeve fiktive ndaj inxhinierëve të naftës dhe gjeologëve. Të dhënat flasin për grabitje të naftës së nxjerrë para vitit 1990. Madje kulmi arriti kur pushtetarët urdhëronin ekspertët se ku duhej të kërkonin, ndërsa për dënimet ua faturonin inxhinierëve dhe gjeologëve
Nga prodhimi i 2.4 milionë tonë naftë e deri në ekzekutimin e gjeologëve përgjegjës në Kuçovë dhe Patos.
Autoriteti i Dosjeve shpalosi mbi 15 mijë faqe të përndjekjeve të inxhinierëve dhe punëve të tyre nga vitet 1945-1991.
Nga suksesi në gjetjen e pusit të parë me arin e zi, përfunduan në masakrën, a thua se i mallkoi prodhimi që arritën.
Viti 1974 solli sasinë më të madhe të naftës së nxjerrë nga nëntoka.
Pavarësisht diktaturës dhe kontrollit të rreptë në dukje, grabitja shfaqet e lartë.
Një e dhënë kjo që zbulohet për herë të parë mbi regjimin e kohës.
Ndërsa pushteti grabiste, inxhinierët dhe gjeologët u vunë nën presion për zbulime të reja. Madje politika e kohës arriti deri sa urdhëronte ekspertët se ku duhet të kërkonin.
Dështimi, edhe pse u kërkua naftë ku e përcaktoi partia ra mbi inxhinierët. Mos përmbushja e planit u shoqërua me burg
Në dokumentacionet e siguruara nga Autoriteti i Dosjeve theksohet se pas vitit 1989, për shkak se ekonomia po binte, u ftuan kompani të huaja për të kërkuar naftë te ne, pavarësisht se ishte kundër Kushtetutës.

