VIDEO EKSKLUZIVE/ I shpallur ne kërkim, por “fshihej” afër SPAK-ut, policia arreston të kërkuarin për drogë
Ky është momenti ku efektivët e Komisariatit Nr. 3 në Tiranë arrestuan Ismail Sefën, i dyshuar si pjesë e trafikut të drogës Shqipëri - Gjermani në 9 episode.
Sipas burimeve të gazetarit të “Ora News”, Edison Vatnikaj, ai u konstatua nga agjentët e BKH-së, i cili ishte në kërkim dhe nga gjykata me masë sigurie “arrest në burg”.
Sipas verifikimeve, i prangosuri rezulton të jetë i vëllai i Bujar Sefës, i cili rezulton i përfshirë në trafikun e drogës.
Ky i fundit rezulton të kishte një veprimtari të gjerë të kultivimit të drogës në zonën e Krujës dhe i njohur dhe në shtetit italian me precedent penal.
Po ashtu, pak ditë ai mori një dënim nga Gjykata e Posaçme me 10 vite burg. Këtë të mërkure ai doli para gjykatës dhe u la në masën e sigurisë "arrest në burg".


