Mullahi: Kadare e ka të sigurt përjetësinë, veprat e tij do të lexohen vazhdimisht nga brezat

E ftuar në Ora News, studiuesja Anila Mullahi duke folur për vdekjen e Kadaresë u shpreh se gjenitë kanë aftësinë që të bëhen të përjetshëm.

Ajo shtoi se Kadare është një nga ato figura që e ka të sigurt vendin e tij në përjetësi dhe se veprat e tij do të lexohen në vazhdimësi nga brezat.

Mullahi: Jeta dhe vdekja janë dy gjysma të së tërës. Ka një ndryshim, kur flasim për njerëzimin, njeriu është i vdekshëm, por njerëzimi është i pavdekshëm përmes historisë dhe trashëgimisë. Gjinitë kanë aftësinë që të bëhen të përjetshëm. Gjeniu qëndron mbi vdekjen. Vepra është e përjetshme. Kadare është një nga ato figura që e ka të sigurt vendin e tij në përjetësi.

Veprat e Kadaresë janë të një lloji të veçantë dhe do të lexohen vazhdimisht dhe do ta kemi autorin përmes brezave. Realizmi socialist në vendin tonë erdhi si një pykë dhe si diçka e dhunshme. Sigurisht që gjithçka që është e huaj, nuk pranohet nga trupi. Sot shoqëria shqiptare është e emancipuar dhe të gjithë kanë folur për universalitetin e Kadaresë