Rikthehen mesazhet me tritol në Shkodër, shpërthim në banesën e oficerit të policisë

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, teksa i është vendosur tritol në derë të shtëpisë një efektivi policie.

Autoritetet policore raportojnë se shpërthimi ka ndodhur në banesës private të oficerit të Policisë, shtetasit V. Zh. Si pasojë e shpërthimit ka patur vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Njoftimi i Policisë Shkodër - Informacion paraprak

Rreth orës 03:10, në lagjen "Tepe", Shkodër, në derën e banesës private të shtetasit V. Zh., (oficer Policie), është vendosur lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale! Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.