Gjoka: Kadare i kaloi të dy epokat. Shkrimtar që guxonte

Emisioni “Epiqendër” në Ora News këtë të martë u ndal tek figura e Ismail Kadaresë, veprat dhe jeta e tij.

I ftuar me gazetaren Sonila Musai ishte studiuesi Behar Gjoka i cili u shpreh se tekstet e Kadaresë shpesh duhej të zbërtheheshin.

Për Gjokën Kadare kishte përgjigje të saktë dhe të prerë në kohën e duhur ndërsa u shpreh se Ismail Kadare guxonte me nëntekstet që shkruante.