Meta përkujton 2 korrikun e vitit 1990: Fitorja u përket guximtarëve, sepse mbi guximin ndërtohet Liria!
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka përkujtuar 2 korrikun e vitit 1990, ditë kjo kur shqiptarët sfiduan për herë të parë regjimin komunist në Shqipëri.
"Mirënjohje Heroit të Demokracisë, Ylli Bodinaku dhe guximtarëve të 2 korrikut 1990, që hynë në historinë e Shqipërisë me aktin e tyre të pashembullt të trimërisë e guximit qytetar, duke hapur një dritare shprese dhe lirie për mijëra shqiptarë, pas dekadash izolimi dhe terrori, me rrëzimin e mureve që na ndanin nga Europa.
Ende pas 34 vitesh nga “Ngjarjet e Ambasadave” jemi në betejë me të keqen për shembjen e mureve të reja që ka ngritur narkoshteti: kapjen e shtetit dhe drejtësisë, korrupsionin skizofrenik dhe inkriminimin në nivele të larta, që kanë vrarë shpresën dhe po shpopullojnë dramatikisht vendin!
T’i japim fund shpopullimit duke rrëzuar narkoshtetin dhe pandëshkueshmërinë, për ta sjellë Europën në Shqipëri!
Ky duhet të jetë qëllim dhe angazhimi i të gjithëve sot në këtë 2 Korrik!", shprehet Ilir Meta.

