“Tulipanët” në avantazh ndaj Rumanisë, por shpërdorojnë shumë

Holanda e ka mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë ndaj Rumanisë. Tulipanët kanë dominuar 45 minutat e parë dhe përpjekjet e tyre u finalizuan me gol që në minutën e 20 me anë të sulmuesit Gakpo.

Pas këtij goli, kombëtarja e Rumanisë e uli ndjeshëm ritmin dhe u mundua më shumë për të mos pësuar golin e dytë, ndërsa Holanda pati edhe disa raste të tjera për shënim, por nuk mundi të realizojë.

Fituesja e këtij takimi do të ndeshet në çerekfinale të Kampionatit Europian me fituesin e ndeshjes Turqi-Austri.