''Shumë lojtarë shqiptarë do kenë merkato në Itali'', Gazetari Hasa: Fiorentina kërkon dy ''kuqezinjë''

Gazetari, Grei Hasa në një lidhje direkte në emisionin ‘’Euro Ora’’ në  Ora News u shpreh se Fiorentina ka interes për Strakoshën dhe Asllanin.

Hasa: Vlera e lojtarëve tanë është rritur në këtë europian.

Për mua goxha lojtarë shqiptarë do kenë goxha merkato në Itali.

Tani sapo lexova që Kristjan Asllani ka kërkesë nga Fiorentina.

Por nuk është i vetmi.

Edhe Thomas Strakosha ka lidhje me Fiorentinën.

Fiorentina ka interes për Strakoshën vetëm se duhet të presi të largohet Tatarusanu.

Nëse Tatarusanu largohet tek Genoa, atëherë Strakosha është favoriti.

Fiorentina ka qejf edhe Asllanin, por Interi dhe Fiorentina nuk kanë shumë marrëdhënie të mira.