De Ligt drejt Premier League, gati kontrata 5-vjeçare për mbrojtësin holandez
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Korrik 2024, 14:41
Me shumë mundësi e ardhmja Matthijs de Ligt do të jetë te Manchester United.
Ditët e fundit, sipas raportimeve të medieve britanike “Djajtë e Kuq” kanë kontaktuar me përfaqësuesit e mbrojtësit të Bayern Munich dhe tashmë lojtari është më afër këtij transferimi, pasi ka marrë një ofertë të konsiderueshme financiare.
Manchester United i ka ofruar holandezit një kontratë 5-vjeçare me terma financiare shumë tunduese.