FOTO/ Kombëtaret më të ndëshkuara me gjoba në EURO 2024, ja ku renditet Shqipëria

The Athletic ka bërë një përmbledhje të Kombëtareve më të ndëshkuara në Euro 2024.

Më shumë se FSHF (Federata Shqiptare e Futbollit) rezulton vetëm ajo kroate (HNS), që kryeson sa u përket gjobave të marra.

Me mbi 220 mijë euro janë gjobitur kroatët si pasojë e sjelljeve të palejuara të tifozëve në stadiumet e Gjermanisë, por jo vetëm.

Më pas vijnë kuqezinjtë me 171 mijë euro.

Pesëshja e parë plotësohet nga Federatat e Serbisë, Turqisë dhe Zvicrës.

Më “fair-play” janë shfaqur francezët, sllovakët dhe spanjollët, me zero gjoba deri tani në Gjermani 2024.

FOTO/ Kombëtaret më të ndëshkuara me gjoba në EURO