VIDEO/ “Brezi i Artë pa asnjë sukses”, De Bruyne “shfryn” ndaj gazetarit: Idiot
Belgjika e mbylli rrugëtimin e saj në Euro 2024 në fazën e 1/8-tave teksa u mposhtën ndaj Francës me rezultatin 1-0.
Kevin De Bruyne nuk i mbajti nervat pas eliminimit teksa u kap me një prej gazetarëve i cili theksoi se i ashtuquajturi “Brezi i Artë” i Belgjikës mbyllet pa asnjë sukses në kompeticionet e rëndësishme.
Fantazisti, iu kundërpërgjigj ashpër madje edhe duke e ofenduar gazetarin teksa duke ishte duke u larguar e quajti idiot.
Asnjë sukses për “Brezin e Artë?
Nuk e kemi vetëm ne “Brezin e Artë”.
Mendon se gjatë kësaj periudhe Franca, Spanja dhe Gjermania nuk kanë pasur “Brez të Artë”?
Idiot”, tha De Bruyne teksa ishte duke u larguar dhe duke e shprehur hapur pakënaqësinë e tij me pyetjen e gazetarit.
????????????️ "Stupid!" — Kevin De Bruyne after a question about Belgium's golden generation who didn't win anything. (@JS_Grond) pic.twitter.com/itH26EGak3
— EuroFoot (@eurofootcom) July 1, 2024
