Bregu: Gazetarët janë bërë konformistë, të dalim nga njoftimet për shtyp nga qendrat e pushtetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2024, 22:38
I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama, pedagogu Zylyftar Bregu u shpreh se gazetarët janë bërë konformistë dhe se ka një lloj devijimi.
Bregu: Gazetarët janë bërë konformistë. Unë mendoj se kemi një lloj devijimi. Gazetaria e vërtetë është në së dalim nga njoftimet për shtyp nga qendrat e pushtetit.
Ne kemi bërë një studim të tregut dhe pamë se ku janë 100% të studentëve që janë diplomuar për gazetari. Shifrat janë optimiste. Më shumë se 50% e tyre janë në tregun mediatik, kjo edhe falë një zhvillimi që ka marrë ky treg në dy dekadat e fundit.
