Çipa: Ismail Kadare përfaqëson kuotën më të lartë të intelektualizmit dhe letërsisë shqiptare
Përmes një interviste në Ora News, analisti dhe publicisti Aleksandër Çipa u shpreh se Kadare përfaqëson kuotën më të lartë të intelektualizmit dhe shkrimtarisë për dy shekujt e fundit.
Ai shtoi se Kadare përfaqëson edhe një vokacion për shoqërinë shqiptare, pasi për 5 dekada provoi se ishte një talent për traditën tonë shkrimore
Çipa: Kadare përfaqëson kuotën më të lartë të intelektualizmit dhe shkrimtarisë për dy shekujt e fundit. Ai është një kuotë lartë dhe nuk dihet për sa dekada mund të arrihet. Një certifikim të tillë ia kanë dhënë lexuesit botëror në 45 gjuhë dhe certifikimet dhe juritë.
Kadare përfaqëson edhe një vokacion për shoqërinë shqiptare, pasi për 5 dekada provoi se ishte një talent për traditën tonë shkrimore dhe traditën tonë. Ai ka qenë edhe në qendër të pakënaqësive dhe kritikave, por ai nuk mbeti në vizionin e polemikës, por dëshmoi një qëndrim ashtu si De Rada, si një letërsi të referencës në raport me fisnikërinë shqiptare.
