Goci: Teknologjizimi i lajmit ka bërë që roli i gazetarit të dobësohet, s’kemi pasur revolucion të lajmit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2024, 22:18
I ftuar në “Drejt” pedagogu i gazetarisë, Ervin Goci u shpreh se teknologjizimi i lajmit normal që roli i gazetarit ka ardhur duke u dobësuar, sepse lajmi përpunohet nga disa industri të tjera.
Goci: Teknologjizimi i lajmit, vetë e kam trajtuar, normal që roli i gazetarit ka ardhur duke u dobësuar, sepse lajmi përpunohet nga disa industri të tjera. Çfarë mund të bëjë gazetari në këtë rast, që është edhe një libër i një shkrimtari të famshëm?
Çfarë duhet të bëjë gazetari? Mendoj që në vendin tonë ky debat nuk është bërë asnjëherë tamam sepse tendenca në vendin tonë ata që e kanë industrinë në dorë, mundohen të kapin inovacionin, por nuk kemi pasur revolucion për lajmin.
