Zgjedhja e Degëve Universitare/ Muça: Ndiqni Talentin, Pasionin dhe Realitetin e Tregut të Punës
Pas mbarimit të provimeve maturantët do të përballen me sfidën e përzgjedhjes së degës së studimit për në universitet.
Në një intervistë për Ora News eksperti i punësimit, Erion Muça thotë se për të bërë një zgjedhje të mençur maturantët duhet të shohin nevojat dhe perspektivat e tregut të punës por pa lënë menjanë dhe pasionin.
Pas përfundimit të provimeve maturantët po përgatiten për një prej momenteve më të rëndësishme në jetën e tyre, zgjedhjen e degës në universitet ose profesionin
Ekspertin e punësimit Erion Muca sugjeron të ndiqet pasioni në këtë zgjedhje që do ti ndjekë gjithë jetën.
Megjithatë, Muca shton edhe rëndësinë e tregut të punës.
Pritet që pas marrjes edhe të notës në testin e fundit në mesin e korrikut maturantët të nisin edhe aplikimet për fakultetin apo dhe për të vijuar me rrugëtimin në studimet jashtë vendit.
