Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë/ Makina e policisë përplaset me një tjetër mjet, lëndohet efektivi dhe një person tjetër

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavijë, ku një makinë policie është përplasur me një tjetër makinë.

Perplasja ka qene frontale dhe ka shkaktuar demtim te rende te dy personave te perfshire ne aksident njeri prej te cileve efektiv policie.

Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor per te percaktuar shkaqet e aksidentit nderkohe qe gjendja e te lenduarve eshte jashte rrezikut per jeten por qe mendohet se kane demtime serioze ne gjymtyre.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në aksin rrugor "Gjirokastër-Kakavijë", në vendin e quajtur Kordhocë, janë përfshirë në aksident rrugor automjeti i policisë me drejtues shtetasin D. P., (oficer policie) dhe automjeti me drejtues shtetasin S. B..

Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjerë (punonjës policie), të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.