I vendosën lëndë shpërthyese në makinë, plagoset drejtuesi sapo ndezi mjetin
Ky është Ledovik Syziu, 47-vjeçari Mirdita që mbeti i plagosur pasi I bënë atentat me eksploziv në makinë mëngjesin e së dielës! Ai rezulton një person me precedent penalë dhe vëllai i kreut të ashtuquajturës Banda e Mirditës, Dritan Syziu.
Sipas policisë ishte ora 08.05, kur 47-vjeçari shkoi të ndezë makinën e parkuar në oborrin e banesës në fshatin Malaj të Mirditës, dhe lënda plasëse e vendosur në pjesën e pasme të mjetit shpërtheu.
Ledovik Syziu ka marrë disa dëmtime për shkak të shpërthimit për të cilat mori trajtim mjekësor në Spitalin e Rrëshenit. Para policisë ai nuk ka qenë bashkëpunues duke u shprehur se nuk ishte në dijeni të sulmit më bombë.
47-vjeçari rezulton se ka qenë i dënuar pasi ka dhunuar një të moshuar dhe sipas të dhënave të mbledhura nga policia rezulton se në vazhdimësi ka krijuar konflikte në zonën ku jetonte.
Një tjetër pistë e hetimit është ajo e hakmarrjes për shkak të veprimtarisë kriminale të të vëllait, Dritan Syziu Ndoj i cili rezulton në listën e 50 personave më të kërkuar nga Policia. Rreth viteve 2000 ai ndihej si drejtuesi i një grupi kriminal në fushën e vjedhjeve në Mirditë.
Dritan Syziu Ndoj është dënuar nga gjykata me burgim të përjashtohem për vrasjen e efektivit të Policisë, Gjon Paçuku, ngjarje e ndodhur në vitin 2000, krim të cilin e kreu në bashkëpunim me 5 persona të tjerë! Por prej gati 20 vitesh nga Dritan Syziu Ndoj nuk ka asnjë gjurmë.
Duke u rikthyer tek atentati ndaj Ledovik Syziut policia thotë se po vijon hetimet me qëllim zbulimin e motiveve dhe autorëve të sulmit me eksploziv.
