Raste të shumta shënimi, por mungon goli. Gjermania e Danimarka e mbyllin në barazim pjesën e parë

Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë mes Gjermanisë dhe Danimarkës.

Rastet nuk kanë munguar nga të dyja ekipet, por rrjetet nuk janë tundur.

Ndeshja u ndërpre për disa çaste në minutën e 35-të, për shkak të motit të keq me breshër dhe rrufe, por pasi moti u përmirësua ndeshja rifillioi.