“Anglia makth për rivalët”, Gordon: Ka negativitet, por njerëzit presin shumë nga ne
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2024, 11:16
Ndryshe nga se pritej, Anglia është larg statusit si favorit në këtë Evropian, kjo të paktën duke iu referuar paraqitjes së tyre në fazën e grupeve.
“Tre luanët” që nuk shkëlqyen, por në fund u kualifikuan si kokë grupi, as kaq nuk mjaftoi për tifozët të cilët nuk nguruan as t’i vërshëllejnë. Nëse trajneri Southgate nuk e priti mirë këtë reagim të tifozëve, Anthony Gordon e sheh ndryshe:
“Ka negativitet pasi njerëzit presin shumë nga ne. Për një gjë jam i sigurt, unë dhe ekipi im jemi një makth për çdo skuadër që kemi përballë”, u shpreh fantazisti i përfaqësueses angleze.

