Fuga: Lufta Çlirimtare nuk ishte thjesht një luftë anti-fashiste, por ajo ishte dhe një luftë civile

I ftuar në studion e emisionit “Drejt” në “Ora News” akademiku Artan Fuga u shpreh se koha i dha të drejtë lidhur me shqetësimet dhe paralajmërimet e bëra nga ai 10 vite më parë lidhur me dështimin e universiteteve me hyrjen në fuqi të Ligjit për Arsimin e Lartë.

Ai deklaroi po ashtu se vetëm përplasja e kokës për mur është zgjidhja e sistemeve apo klasave politike që nuk reflektojnë ndaj defekteve të tyre.

Fuga: Lufta Çlirimtare nuk ishte thjesht një luftë

Ndërkaq akademiku vlerësoi se Lufta Çlirimtare nuk ishte thjesht një luftë anti-fashiste, por ajo sipas tij, ishte dhe një luftë civile që u zhvillua mesa klasave politike shqiptare të kohës, komunistëve dhe nacionalistëve e ballistëve.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË