Pëson hemorragji cerebrale poeti Agim Doçi, ndodhet në gjendje kritike për jetën

Poeti dhe autori i mirënjohur i këngëve shqiptare, Agim Doçi, ka pësuar një trompozë në tru.

76-vjeçari ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmi konfirmohet nga familjarët e tij të cilët bëjnë me dije se poeti është në reanimacion pranë Neurologjisë në Tiranë.

Reagimi i QSUT: Agim Doci u hospitalizua në orët e para të mëngjesit në Shërbimin Neurovaskular, ku shfaqi në mënyrë të menjëhershme çrregullim të të folurit dhe pamundësi në ruajtjen e ekuilibrit! Doci u referua nga Spitali Bashkiak i Pogradecit ku kishte ndodhur aksidenti vaskular cerebral!

Në QSUT u ekzaminua menjëherë me skaner/angioskaner dhe rezonancë koke. Nga ekzaminimi u evidentua një ishemi pontine dhe cerebrale e djathtë. Pacienti është në monitorim të vazhdueshëm në Qendrën Stroke, dhe prej orëve të para të mëngjesit ekipi i mjekëve dhe Prof. Alma Cani, drejtoreshë e QSUT po ndjekin ecurinë e pacientit i cili momemtalisht ndodhet në gjendje kritike për jetën.