Vela: Këto dy vitet e fundit, ka shumë shkrimtarë të Diasporës që shkruajnë libra në shqip

Botuesja, Elda Vela e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se dy vitet e fundit ka ka shumë shkrimtarë të Diasporës që shkruajnë libra në verë.

Vela: Ajo çfarë më ka bërë përshtypje sidomos këto dy vitet e fundit, shoh që ka shumë shkrimtarë të Diasporës.

Vetëm këtë muaj, shtëpia jonë botuese ka botuar 5 libra të 5 personave të zhanreve të ndryshme të cilët nuk jetojnë në Shqipëri.

Dy në Amerikë, dy në Irlandë dhe një në Angli.

Ata zgjedhin verën për arsye se në verë ata vijnë edhe vetë për pushime dhe duan të jenë më pranë lexuesve.

Më bën përshtypje se ka një dëshirë shumë të madhe, sidomos nag shkrimtarë të rinj por edhe të vjetër që kanë qenë gazetarë apo publicistë për të shkruar në shqip.