Bardhyli: Vera në një mënyrë apo tjetër na lidh më shumë me leximin, është një lloj reflektimi me veten

Publicistja dhe kreu i QKLL-së, Alda Bardhyli e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se vera në një mënyrë apo tjetër na lidh më shumë me leximin.

Bardhyli: Leximi është një prioritet i vazhdueshëm, sidomos i institucionit të cilin unë drejtoj.

Kur themi libra vere, vera në një mënyrë apo tjetër na lidh më shumë me leximin.

Leximi është shpesh edhe një akt intim, një lloj reflektimi, një lloj takimi me veten, por edhe një lloj pasurie që njeriu kërkon të gjejë përmes botës së pafund të dijes që na shfaqet në libër.