Berhami: Ka një ''modë'' për librat e verës që kërkohen në masë, ja disa sugjerime se çfarë të lexoni në verë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Qershor 2024, 22:28
Botuesja, Loreta Berhami e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ekziston një farë mode për librat e verës që kërkohen në masë.
Berhami: Ekziston një farë mode për librat e verës që kërkohen në masë.
Kemi tendencë që ti ruajmë pak për pjesën e pranverës dhe të verës këto libra.
Në verë kam tendecë të botoj libra më të lehtë.
Sivjet çfarë do sugjeroja është, ‘’Gënjeshtra e parë’’ që është një nga ato librat që të mban të mbërthyer.
Ka disa kohë që kemi pasuruar koleksionin ‘’Fluturzat’’, titulli i fundit është ‘’Mes djemsh’’, që është një koleksion i letërsisë rozë.
