45 vite në skenë/ Golemi: Traditat e vendit t’ia trashëgojmë brezave

Në 45 vite Gazmend Golemi është ngjitur në skenë duke sjellë emocione për shikuesit.

Këtë radhë në Lezhë u organizua një shfaqje ndryshe.

Vallen popullore mjeshtri e kërceu në nderim të nisjes së karrierës së tij më shumë se katër dekada më parë. 

Traditën ia ka kaluar brezave që mrekullisht vallen e hodhën në skenën e madhe.

Nuk mungoi as katër stinën e Vivaldit.

Interpretimi i këngëve të viteve të para pas rrëzimit të diktaturës solli emocione.

Mjeshtri i madh i Valleve popullore, Folklorike por jo vetëm, Gazmend Golemi nuk i fshehu emocionet ndërsa theksin e vuri te përgatitja e të rinjve.

‘’Ne japim art dhe kulturë që të mësojmë traditën shqiptare, që të mos e humbim’’.

Për kontributin në 45 vite karriere, Bashkia e Lezhës i akordoi koreografit, Gazmend Golemi, certifikaten e mirënjohjes.

Maestro Golemi u ngjit për herë të parë në skene në moshën 6 vjeçare.