Kërkojnë pikët e para në EURO 2024, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Çeki-Gjeorgji
Është aventura e tyre evropiane dhe nuk do të kishte më bukur sesa ta kurorëzonin me një fitore të madhe.
Pas humbjes ndaj Turqisë, “Kryqtarët” e Gjeorgjisë tashmë kanë shansin e radhës, për arritjen e madhe në një turne madhor futbollistik, teksa në orën 15:00 do të ndeshen në “Volksparkstadion”, të Hamburgut, me Çekinë, në sfidën e tyre të dytë, në Grupin E.
Sa i përket formacioneve tekniku Willy Sagnol i ka pozicionuar lojtarët e tij në fushë me formulën 3-4-3, ku në portë është vendosur Mamardashvili e para tij në mbrojtje Kverkvelia, Kashia e Dvali.
Në krahët e mesfushës janë Kakabadze e Tsitaishvili, me qendrën që mbulohet nga Kochorashvili e Mekvabishvili, ndërsa “tridenti’ i sulmit plotësohet nga Kvicha Kvaratskhelia, Mikautadze e Davitashvili.
Ndërkaq, në krahun tjetër, tekniku Ivan Hasek ka përdorur rreshtimin 3-5-2, për skuadrën e tij, me portën që mbrohet nga Stanek e para tij në mbrojtje janë Krejci, Hranac e Holes.
Në krahët e mesfushës qëndrojnë Coufal e Jurasek, me qendrën që mbulohet nga Cerny, Soucek e Provod. Ndërkaq, në sulm janë vendosur Patrik Schick e Adam Hlozek.

