Raste të shumta shënimi nga të dy ekipet, por mungon goli. Mbyllet në barazim pjesa e parë mes Holandës dhe Francës

Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë e supersfidës mes Holandës dhe Francës.

Të dyja ekipet kishin shumë mundësi shënimi, por nuk ishin të saktë para portës.

Si Holanda ashtu edhe Franca, i kanë fituar ndeshjet e tyre të para në grupin D.

''Gjelat'' kanë mundur minimalisht 1-0 Austrinë, ndërsa ''Tulipanët'' kanë fituar 2-1 ndaj Polonisë.