VIDEO/ Austria gjen tre pikët e para në Euro 2024, Polonia me një “këmbë jashtë”
Polonia ka humbur me shifrat 1-3 kundër Austrisë në “Olimpiastadion” të Berlinit, takim i vlefshëm për Grupin D të Kampionatit Europian 2024.
Golin e parë të sfidës e shënoi Trauner që në minutën e 9-të të lojës, ndërsa Piatek shënoi për Poloninë në të 30-tën për të mbyllur pjesën e parë në baraspeshë.
Në të dytën, do të ishte Baumgartner ai që do t’i kthente avantazhin Austrisë në të 66-tën minutë, ndërsa Arnautoviç do të trefishonte rezultatin me anë të një penalltie në minutën e 78-të.
Austria me këtë rezultat shkon përkohësisht në vendin e tretë, ndërsa Polonia vazhdon të jetë e fundit me 0 pikë.
Austriakët ndeshjen e radhës do ta kenë kundër Holandës, kurse polakët kundër Francës.
Të dyja takimet do të zhvillohen me 25 qershor.
VIDEO:
https://streamin.one/v/d77e8d1b
https://streamin.one/v/5761cebc
https://streamin.one/v/13d479ce
https://streamin.one/v/2e252c6f
