EURO 2024/ Holanda dhe Franca pa shënjestër, mbyllet në barazim pa gola supersfida e grupit D

Ka përfunduar në barazim pa gola supersfida e grupit D mes Holandës dhe Francës.

Të dyja ekipet kishin shumë raste shënimi, por nuk arritën dot të çojnë topin në rrjetë.

Pas këtij barazimi, Franca dhe Holanda kryesojnë grupin me nga katër pikë secila.

Franca dhe Holanda i kanë fituar ndeshjet e para të tyre në grup.

Franca mposhti 1-0 Austrinë, kurse Holanda triumfoi 2-1 kundër Polonisë.

Në ndeshjen që u luajt në orën 18:00 për llogaritë e këtij grupi, Austria fitoi 3-1 ndaj Polonisë, duke bërë që polakët të jenë më një këmbë jashtë europianit pasi kanë zero pikë.