“Lamtumirë Euro 2024”, polakët të parët që eliminohen

Polonia është Kombëtarja e parë që eliminohet nga Euro 2024.

Skuadra që ishte në grup me Shqipërinë në kualifikueset e Gjermani 2024, e mbylli shpejt aventurën e saj në Europian.

Ndonëse ende nuk e ka luajtur ndeshjen e tretë të grupit D, por humbja me Austrinë dhe barazimi në Francë-Holandë rezultuan “fatalë” për skuadrën e drejtuar nga Michal Probierz.

Polakët sfidojnë Francën të martën e 25 qershorit në “Signal Iduna Park” të Dormtundit, dhe më pas do të rikthehen menjëherë në shtëpi.

Shumë zhgënjim për Poloninë, që u penalizua edhe nga dëmtimi i kapitenit Robert Lewandowski.

Goleadori i skuadrës nuk luajti në takimin përballë Holandës, i humbur 2-1.

Ndërsa ndaj Austrisë Lewa luajti pak më shumëse gjysmë ore, por pa mundur të linte shenjë.

Me shumë gjasa ky mund të mund të jetë Europiani i fundit për 35-vjeçarin e Barcelonës.