“Përvojë dhe gola”, “ish”-i i Italisë: Milan, besoji këtij sulmuesi
Fabio Quagliarella, i cili në Itali cilësohej si sulmuesi i golave të bukur, ka një këshillë për drejtuesit e Milanit në lidhje me sulmuesin që do të zëvendësojë francezin Oliver Giroud.
41-vjeçari preferon të shohë Memphis Depayn si sulmuesin e ri të kuqezinjve të Paulo Fonsecas, për të cilin interesohet edhe Fiorentina në Serie A.
“Depay është i duhuri për Milanin. Një lojtar me shumë përvojë dhe i mësuar të luajë në kampionate të rëndësishme me skuadra të rëndësishme.
Gjithsesi, nuk është e lehtë të luash në ‘San Siro’ kur vesh fanellën e Milanit. Zirkzee është një lojtar i bukur, por është më shumë sulmues i dytë. Kështu që unë votoj për Depayn”.
30-vjeçari holandez është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me spanjollët e Atleticos së Madridit.
92 ndeshje dhe 45 gola numëron me kombëtaren tulipane, ndërkohë që më parë ka luajtur me skuadra si Barcelona, Manchester Utd, Lyon dhe PSV.
