Raporti "dramatik" i PISA-s,Qendresa Qytetare: Të dorëhiqet elita drejtuese e MAS
Qendresa Qytetare ka kërkuar që të dorhiqet e gjithë elita drejtuese e Ministrisë së Arsimit pas raportit dramatik që nxorri PISA.
Në postimin e bërë nga aktivistët theksohet se rezultatet e këtij studimi rezultuan dramatike për vendin tonë, pasi nxënësit shqiptar u renditën të fundit.
REAGIMI
Nepotizmi, emërimet politike në sektorin e arsimit, korrupsioni në këmbim të notës dhe vendit të punës janë në themel të rrënimit të arsimit publik në vend, alarm që Qëndresa Qytetare e ka ngritur prej një dekade.
Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) për herë të parë ka matur aftësitë e nxënësve 15 vjeçarë në mbarë botën për të menduar në mënyrë krijuese si një mënyrë për të vlerësuar aftësinë e tyre.
Rezultatet e këtij studimi rezultuan dramatike për vendin tonë, pasi nxënësit shqiptar u rënditën të fundit.
Në studim morën pjesë 64 shtete, teksa në vendin e parë është renditur Singapori me një vlerësim prej 41 pikësh dhe Shqipëria mbylli me turp tabelën me vetëm 13 pikë.
Ky studim duhet lexuar nga ekspërtët e fushës të cilët duhet të ngrenë alarmin për regresin e arsimit shqiptar, që sot është në të njëjtat nivele të viteve 2000.
Qëndresa Qytetare kerkon shkarkimin e elitës drejtuese të Ministrisë së Arsimit e cila ka përgjegjësitë kryesore për këtë degradim të nivelit të nxënësve.
Qëndresa Qytetare i kërkon klasës politike, shoqërisë civile dhe medias ta shohin arsimin si një Emergjencë Kombëtare, pasi nëse arsimi bie ka rënë mbarë shoqëria.


