Bashkëshortët dhunojnë njëri-tjetrin e më pas mamaja rreh vajzën, procedohen dy prindërit në Korçë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Qershor 2024, 13:55
Procedohen në gjendje të lirë dy bashkëshortë në Korçë. Mësohet se gjatë një konflikti në familje bashkëshortët kanë dhunuar njëri-tjetrin.
Pas kësaj bëhet me dije se mamaja M.B ka dhunuar fizikisht edhe vajzën e saj.
U referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B. dhe për shtetasen M. B. (bashkëshortë), pasi dyshohet se kanë dhunuar njëri-tjetrin. Gjithashtu, dyshohet se shtetasja M. B. ka dhunuar edhe vajzën e saj.
