U pikas nga një banor i zonës, nxirret nga liqeni i Kukësit trupi i pajetë i një gruaje
Një kufomë e seksit femër është nxjerrë nga ujërat e liqenit të Kukësit.
Gruaja mendohet se është e moshës rreth të 30-tave.
Kufoma ende e pa identifikuar është transportuar sot në mëngjes në morgun e spitalit rajonal të Kukësit.
Kufoma është pikasur nga një banor i zonës i cili po mbushte ujë afër bregut të liqenit, në vendin e quajtur “Shtrazë”.
Njoftimi:
Kukës/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, është konstatuar e pajetë një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 35 vjeçe.
Gjatë këqyrjes së trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga të dhënat paraprake dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje dhe për zbardhjen e rrethaneve të humbjes së jetës.
