26 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të tretë/ Maturantët ''i tremben'' matematikës

28 mijë maturantë në mbarë vendin iu nënshtruan provimit përfundimtar të lëndës së matematikës.

Për 2 orë e 30 minuta, ata testuan aftësitë e tyre.

Ndryshe nga provimet e anglishtes dhe gjuhës shqipe, kësaj radhe maturantët e cilësuan provimin e matematikës të vështirë.

‘’Ky ishte pakëz më i vështirë.

Kishte vështirësi.

Ishte pak i ngarkuar’’.

Por kishte dhe nga ata të cilët e cilësuan mesatar apo të lehtë.

Bënë dhe një parashikim të vlerësimeve që presin.

Publikimi i tezës duket se është kthyer në traditë.

Kishin kaluar vetëm 30 minuta kur në rrjetet sociale fillluan të qarkullojnë të dy variantet e tezës.

Por për Ministrinë e Arsimit kjo nuk përbën shqetësim pasi sipas tyre siguria në gjimnaze dhe kontrollet janë të larta, ç’ka nuk e lejon mundësinë e kopjimit.

Tashmë mbetet vetëm provimi I fundit, ai I lëndës me zgjedhje që do të zhvillohet më 24 qershor.