Treg i ri në Shkodër, pas shkrumbimit takim në bashki për ringritjen

Bashkia e Shkodrës do të nisë punën për të rindërtuar tregun e shkrumbuar pak ditë më parë.

Angazhimi është deklaruar pas takimit me të prekurit nga ngjarja.

Katër ditë pas djegies së tregut të rrobave të përdorura në Shkodër disa prej të prekurve kërkuan ndihmë nga bashkia e Shkodrës.

Apelit për të gjetur një zgjidhje iu përgjigj kryetari i bashkisë i cili në një tryezë të rrumbullakët dëgjoi kërkesat e tyre.

Në bisedë Benet Beci u shpjegoi procedurat që do të ndiqen për të ringritur edhe një herë ambientet ku ata punonin prej vitesh

Sipas hetimeve paraprake ngjarja që solli shkrumbimin e ndërtesave dhe mallrave që ishin në to ishte aksidentale.