Emiljano Lule flet me sytë e shpirtit: Në kushtet e errësirës mund të ketë shumë më tepër dritë nga sa mendohet
Emiljano Lule është një nga njerëzit me aftësi të kufizuara që shërben si frymëzim për shumë njerëz të tjerë. Ai lindi duke parë 100% dhe gjatë një operacioni humbi shikimin përgjithmonë, por pavarësisht kësaj ai ka gjetur guximin që te jetojë një jetë plot angazhime.
I ftuar këtë të hënë në emisionin “Drejt” në “Ora News”, Emiljano ka treguar detaje të shikimit të tij vetëm nëpërmjet zërit.
“Ndjej më shumë sfida, më shumë vështirësi në lëvizje, më shumë mungesë të filmave të bukur, më shumë pasion për muzikën, më shumë cilësi në të dëgjuar dhe më shumë kohë të shpenzuar për muzikën e vërtetë të kohës tonë, tuaj dhe të gjithë atyre që kanë bërë artin e vërtetë.
Nganjëherë ndjej me të vërtetë se në kushtet e errësirës mund të ketë shumë më tepër dritë nga sa mendohet”, u shpreh ndër të tjera, Emiljano Lule.
NDIQNI EMISIONIN "DREJT"

