VIDEO/ Një autogol ndëshkon Austrinë, Franca në dhomat e zhveshjes e lehtësuar

Në orën 21:00, në “Merkur Spiel-Arena” të Düsseldorfit, po luhet ndeshja e dytë e Grupit D, Austri-Francë, me skuadrën e drejtuar nga Didier Deshamps favorite për ta fituar ndeshjen.

Gjelat do të kalonin në avantazh në minutë e 38-të, ku Franca realizoi falë një autogoli të Wober.

Vetëm pak çaste më herët Maingan kishte shpëtuar Francën nga ndëshkimi, ndërkaq pjesa e parë u mbyll me francezët në avantazh minimal.