VIDEO/ Shtanget Belgjika, Sllovakia kalon në avantazh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2024, 18:22
Pritej një fitore e madhe e belgëve, mirëpo sfida ka nisur totalisht keq. Sllovakia nuk ka humbur asnjë moment dhe me rastin e parë të rrezikshëm në zonën kundërshtare kanë ndëshkuar djemtë e Tedesco, duke shtangur kampin belg dhe tifozët e pranishëm në stadium.
Nga një “përgjumje” e mbrojtje belge ka përfituar “veterani” i sulmit, Ivan Schranz, me 30-vjeçarin e Slavia Prague, i cili ka marrë një top nga Kucka dhe me një goditje diagonale ka tundur rrjetën kundërshtare. Rezultati shkon në 0 me 1.
