VIDEO/ Rumania "e pamëshirshme" ndaj Ukrainës
Rumania e ka nisu në mënyrën më të mirë të mundshme Europianin ndaj Ukrainës. Në minutën e 29-të, pas një gabimi të mbrojtjes së ukrainasve Nicolae Stanciu realizoi një super gol me një goditje perfektë me të djathtën, e cila përfundoi në trekëndësh.
Ndërkaq në pjesën e dytë ajo do të shfaqejh edhe më agresive duke shënuar edhe dy gola të tjerë/
NDESHJA LIVE

62′ Denis Man largohet nga fusha, në vend të tij Iannis Hagi.
57′ GOL Denis Dragus shënon golin e tretë. Gjithçka duket kaq e thjeshtë për rumunët.
56′ Lunin realizon një pritje të bukuir dhe e dërgon topin në goditje këndi.
53’ Razvan Marin shënon nga jashtë zone, i ndihmuar dhe nga mungesa e vëmendjes së portierit Lunin
50’ Në fillim të kësaj pjese të dytë është e njëjta situatë e cila u përsërit pothuaj gjatë gjithë pjesës së parë. Ukrainasit janë më kërkues por janë të paqartë në finalizimet e aksioneve. Mydryk është mjaft aktiv për ukrainasit në të majtën e sulmit.
46′ Nis pjesa e dytë. menjëherë rumunët tentojnë të rrezikojnë portën ukrainase
45’+2 Rumania u tregua pragmatiste duke kundërsulmuar dhe mbrojtur me kujdes. Ukraina nga ana tjetër ndonëse krijoi shumë volum loje nuk arritr të godasë asnjëherë në portë.
45′ Janë dy minuta shtesë për këtë pjesë të parë. Rumunët administrojnë lojën.
42’ Marco Marin për disa minuta lë fushën pas përpasjes me kundërshtarin.
39’ Kapiteni rumun Stanciu prej goditjes nga këndi godet shtyllën horizontale të portës së Lunin. Kësaj herë Lunin ishte në fat, pas nëse topi do të shkontë në rrjetë, so të ishte një gol olimpik, gola të cilët shënohen shumë rrallë.
35’ Dragushin largon me kohë një krosim të ukrainasve, duke rezikuar të realizojë autogol, por fatmirësisht për rumunët vetëm goditje nga këndi.
34’ Goditje dënimi, kapiteni rumun Stanciu dërgon topin në zonë, mbrojtja ukrainase e largon në goditje këndi për rumunët.
29′ GOOOOL! Kapiteni Nicolae Sanciu shënon nga 21 metra.
28’ Denis Man kryen goditjen nga këndi për rumunët të cilët pretendojnë për parregullsi në zonën ukrainase por arbitri lejon lojën.
21’ Goditja e parë nga këndi për ukrainasit, por rumunët vijonë të jenë hermetik në mbrojtje.
18’ Rumania luan “vertikalisht”, me pak pasime shkon drejt portës ukrainase. Rumunët dalin shpejt përpara por sulmuesi ose lojtarët e tjerë të avancuar nuk kanë mbështetje të mjaftueshme për të vijuar më gjatë sulmet dhe të paraqesin më shumë rrezik.
16’ Ende Ukraina ia ka dalë mbanë të kontrollojë topin, por pa rezultat pasi gjitha ende barazim.
12’ Përsëri një top i gjatë në mbrojtjen rumune gjen sulmuesin Dovbyk. Por Dragusin është menjëherë aty për të bllokuar goditjen e Dovbyk.
9’ Dragusin i saktë në ndërhyrje dhe gjunjëzohet shumë më tek topi, duke bllokuar kundërshtarin Zabarnyi.
8’ Coman tenton nga mbi 25 metra por gjuajtja është qëndrore dhe portiere ukrainas Lunin e pret pa problem.
5’ Të dy ekipet janë të kujdesshme në këto minuta të para dhe tentojnë të luajnë me topa të gjatë që shkojnë drejt portave kundërshtare.
3’ Një top i gjatë për Dovbyk, shkon pas shpinës së mbrojtësit rumun Dragusin, por Dovbyk mund ta ulë plotësisht me këmbë dhe topi kontrollohet nga portieri rumun.
1′ Ukrainasit menjëherë kërkues, me vertikalizime por nuk arrijnë ta përfundojnë aksionin. Mudryk, i cili lëvizi në gjithë vijën e zonës së reptësisë të mbrojtjes rumune, por nuk mund të gjejë një “korsi” gjuajtjeje apo pasimi për shokët.
1′ Nis ndeshja, topin e parë e shkelmojnë ukrainasit.


