Thirrjet e tifozëve serbë në Gjermani, gazetari: Shpresoj që reagimi i Kosovës të mos mbetet në një email
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të hënën se ka bërë reagim zyrtar në UEFA “për shkak të shfaqjes së flamujve, sloganeve dhe thirrjeve të tifozëve serbë me mesazhe politike, shoviniste dhe raciste kundër Kosovës”.
Kjo ndodhi para dhe gjatë ndeshjes Serbi – Angli në kuadër të Euro 2024, të dielën mbrëma në Gelsenkirchen, ku Anglia fitoi 1:0.
Lidhur me këtë ngjarje gazetari nga Kosova Jon Ajeti solli në studion e emisionit “EUROra 2024”, dhe zhvillimet e fundit.
“Njoftimi i sotëm ishte i ngjashëm me rastin e miqësores së kombëtares së Kosovës ndaj Rumanisë, ku disa persona u shfaqën me flamurin e Serbisë të ndërthurur me atë të Kosovës dhe atëherë poati një reagim, dhe na u tha që ka pasur një padi, por akoma deri tani nuk ka një përgjigje që çfarë ka ndodhur deri tani.
Ajo që ndodhi dje në stadium dhe jashtë tij tashmë kanë dalë dhe janë mësuar nga të gjithë. Dhe shpresoj se reagimi i Kosovës të mos mbetet në kuadrin e një emaili”, theksoi gazetari Ajeti.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EUROra 2024”

