Sokol Kushta mbetet në sulm: Mosmarrja e përgjegjësisë për humbjen ndaj Italisë nga Sylvinho, e papranueshme

Legjenda e futbollit shqiptar Sokol Kushta shprehet i zhgënjyer nga qëndrimi i mbajtur nga tekniku brazilian i Kombëtares Sylvinho në përfundim të ndeshjes ndaj Italisë.

I ftuar në studion e emisioni “EUROra 2024”, Kushta theksoi se deklarata e tij shfajësuese për humbjen se në pjesën e parë kombëtarja luajti mirë, është e papranueshme.

“Unë zakonisht jam mbështetës i Sylvinhos, dhe nuk i jam përzier asnjehër tek formacioni, sepse unë e kam thënë si shprehje se ne nuk jemi tifozë, pasi tifizët janë gjithnjë të zjarrtë.

Sokol Kushta mbetet në sulm: Mosmarrja e përgjegjësisë

Tifozi mund të shprehë shumë gjëra, dhe pa i kontrolluar fjalët.

Ndërsa ne specialistët duhet të mendojmë se si mund ta ndihmojmë atë trajner. Formacioni ishte baza e tij dhe mua më pëlqen kur trajneri është guximtar dhe e pranon gabimin e tij.

Dhe kur pashë një analizë të Sylvinhos, nuk e pranoj atë që të mos marrë përgjegjësinë, pasi ajo është karakteriale dhe nburrërore, por të thuash që në pjesën e parë luajtëm mirë, atë nuk ia pranoj”, tha Kushta.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË TË SOKOL KUSHTËS NË “EUROra 2024”