Heroi i Anglisë, Bellingham: Serbia na vuri në vështirësi, ja sekreti i formës time
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2024, 12:45
Ylli i Anglisë në suksesin kundër Serbisë ka qenë Xhud Bellingham me golin e tij.
Duke folur pas takimit, mesfushori ka nënvizuar faktin se ballkanasit kanë qenë një kockë e fortë për Anglinë.
“Ka qenë një ndeshje shumë e fortë, sepse Serbia ka treguar se di të luajë mjaft mirë futboll.
Ka qenë një skuadër fizike, robuste.
Nuk është se nuk e prisnim, por ne ndoshta duhej të kishim bërë më mirë.
Sekreti i Bellingamit? Nuk ka ndonjë të veçantë.
Nëse mund të quhet e veçantë është fakti se rrethohem nga miq.
Nuk jam vetëm, kam njerëz të mrekullueshëm që më mbështesin”, tha ai.
