VIDEO EPIKE/ Gazetari shqiptar iu kthehet "keq" serbëve racistë në stadium që bërtisnin "Kosova është Serbi"

Situatë e tensionuar u regjistrua para përballjes mes Anglisë dhe Serbisë të zhvilluar në stadiumin e Shalkes.

Si të mos mjaftonin përplasjet jashtë impianit sportiv, brenda tij nuk munguan koret raciste, teksa ato që dëgjoheshin më së tepërmi ishin thirrjet: “Kosova është Serbi”.

Gazetari Arlind Sadiku, i cili teksa po raportonte direkt, poshtë tribunës ku qëndronin tifozët serbë, në momentin e thirrjeve, “Kosova është Serbi”, është kundërpërgjigjur me një gjest, që i ka shfazuar edhe më shumë huliganët serbë.

Ai ka formuar shqiponjën dykrenare me duar, duke mos iu trembur aspak reagimeve brutale të serbëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arlind Sadiku (@arlindsadiku89)