“EURO ORA” JEP LAJMIN/ U fut në fushë dhe ndërpreu ndeshjen, Shqipëria ia hedh procedimit disiplinor nga UEFA, ja pse

Në minutat shtesë të duelit Itali-Shqipëri, loja u ndal për disa momente, për shkak së në fushë u fut një tifoz shqiptar.

Forcat e sigurisë arritën ta kapë në mes të fushës, pas rrëshqitjes, duke e rikthyer në pjesën e tifozëve. Mediat kosovare raportojnë se tifozi që hyri në fushën e lojës është Sami Rexhepi nga Skenderaj. Ai jeton në Duseldorf të Gjermanisë.

Futja e tifozit shqiptar në fushë shkaktoi reagime të shumta tek të pranishmit në shkallët e stadiumit, ndërkohë që regjia qendrore, nuk e transmetoi momentin epik.

Për rastin në fjalë UEFA njoftoi sot nisjen e hetimeve për ekipi e Shqipërisë.

Ndërkaq në emisionin “EURO ORA” u zbulua fakti se Shqipëria mund t’ia hedhë penalizimit nga UEFA, pasi është mësuar se personi në fjalë është nënshtetas dhe banor i Gjermanisë, gje qe e përjashton Shqipërinë nga përgjegjësia.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTE