Ish-gjyqtari italian i FIFA-s bën moviolën e Itali-Shqipëri: Arbitri ka bërë një gabim të rëndë

Feliks Zvajer, gjyqtari gjerman i caktuar për ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë, kishte jo pak punë në një ndeshje fizike, ku lojtarët e dy skuadrave nuk kursyen njëri-tjetrin edhe me ndërhyrje në limite.

Rastet e diskutueshme në të vërtetë ishin me pikatore, por sipas moviolistit të RAI, ish-gjyqtarit ndërkombëtar Mauro Bergonzi, gjermani ka bërë një gabim shumë të madh.

“Te goli i Barelës janë tre situata për t’u analizuar. Pozicioni fillestar i Dimarkos, i cili është i rregullt.

Kontakti me numrin 9 të Shqipërisë dhe këtu gjithashtu gjyqtari bën mirë që lejon lojën.

Dhe i treti është nëse në momentin e gjuajtjes, Dimarko shqetësonte portierin dhe nuk ka asgjë të tillë me Strakoshën.

Goli i rregullt, i drejtë vendimi i gjyqtarit.

Por u bë një gabim i rëndë në rastin e ndëshkimit me karton të verdhë të Kalafiorit.

Nuk është lojtari i Italisë që bën faull, por e kundërta, ai pëson një goditje në fytyrë dhe rrëzohet në tokë.

Duhej ndëshkuar me të verdhë lojtari shqiptar dhe të vërshëllehej faull për Italinë.

Një gabim i rëndë pasi ndëshkimet me të verdhë janë të rënda, pas dy të tillave merr të kuqin”, tha Bergonzi në analizën e tij.