Patushi: Në futbollin modern Diferencat mes ekipeve janë shumë të vogla. Kombëtarja të bëjë futboll të bukur

Për teleshikuesit e “Ora News” ish-futbollisti Saimir Patushi vlerësoi ekipin e Kombëtares tonë të futbollit për këtë sukses të arritur me kualifikimin në Kampionatit  Evropian, ndërsa u shpreh se tani është gjithçka në dorën e vetë lojtarëve.

“Tani nuk ka më asgjë për të humbur apo për të pasur frikë. Shpresoj se lojtarët do të japin maksimumin e në fushë dhe nuk kanë arsye për të pasur frikë dhe të kënaqin edhe ata mijëra tifozë që do vijnë në stadiumet e Gjermanisë.

Futbolli tashmë na ka mësuar se diferencat mes ekipeve janë shumë të vogla, ndaj gjithçka mund të ndodhë në një 90-minutësh”, u shpreh Patushi.