50 mijë shqipe ndaj Italisë/ Rama: Muri i Verdhë i Borussias zëvendësohet nga dallgë kuq e zi. Shqipëria e ka fituar Europianin e saj

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas raportimeve se rreth 50 mijë shqiptarë do të jenë në stadiumin e Dortmundit për ndeshjen Shqipëri-Itali. Kreu i qeverisë thotë se Shqipëria e ka fituar evropianin e saj dhe kjo do të mbetet në histori

Rreth 50 mijë shqiptarë pritet të jenë në stadiumin e Dortmundit në ndeshjen hapëse të Shqipërisë kundër Italisë në kampionatin e futbollit Euro 2024!

Këto të dhëna bënë të reagojë edhe kryeministri EedI Rama përmes rrjeteve sociale

“50 mijë shqipe dhe 31 mijë “azzuri” në shkallët e arenës së famshme të Dortmundit nesër, ku Muri i Verdhë i Borussias do të zëvendësohet për një natë nga Dallga Kuqezi e Shqipërisë”, shprehet Rama.

Kreu i Qeverisë në mesazhin për mbështetësit e Kombëtares kuq e zi thotë se Shqipëria e ka fituar evropianin pavarësisht rezultatit të ndeshjes.

“Shqipëria e ka fituar Evropianin e saj dhe s’ka më asgjë për të humbur, prandaj cilido qoftë rezultati i ndeshjes mbrëmjen e nesërme do të mbetet jo vetëm në historinë e futbollit shqiptar, po edhe në kujtesën e 10 milionë shqiptarëve”, shprehet Rama.

Ndeshja Shqipëri Itali do të luhet 15 qershor në stadiumin “BVB Stadion Dortmund”

Katër ditë më pas, kombëtarja kuqezi do të luajë sfidën e dytë të Europianit kundër Kroacisë duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin e Hamburgut

Shqipëria do të përmbyllë fazën e grupeve me ndeshjen ndaj Spanjës më  24 qershor në stadiumin “Dusseldorf Arena”, në orën 21:00.

Sipas të dhënave numri I shqiptarëve që do të jenë në Gjermani për të ndjekur ndjeshjet e kombëtares në Stadium ose për ta mbështetur jashtë tyre do të jetë i lartë.

Disa media sportive kanë shkruar se tifozët kuq e zi mund të jënë më të mirët e këtij europiani.