Spanja humb një mbrojtës për ndeshjen ndaj Kroacisë, zëvendësuesi i tij do të jetë kapiteni i Realit

Mbrojtësi Ajmerik Laporte nuk do të debutojë me Spanjën kundër Kroacisë në ndeshjen e së shtunës që luhet në orën 18:00.

Shkak është bërë një shqetësim muskulor.

Zëvendësuesi i tij do të jetë Naço i cili do të shoqërojë Le Normand në qendër të mbrojtjes.

Formacioni titullar i Spanjës kundër Kroacisë mund të jetë: Unai Simon; Karvahal, Le Normand, Naço, Grimaldo; Mikel Merino, Rodri; Lamin Jamal, Pedri, Niko; Morata.